Futbollisti kosovar është bërë titullar i padiskutueshëm këtë edicion te ekipi italian.
Napoli mbrëmë arriti të mposht Bolognën 3-0, në një sfidë tjetër ku ekpi i Amir Rrahmanit nuk pësoi gol.
Rrahmani në një intervistë për ‘DAZN’ pas ndeshjes zbuloi sekretin e mbrojtjes së fortë të Napolit.
“Gjithmonë e kam thënë se sekreti i mbrojtjes sonë është puna e gjithë skuadrës”.
“Nëse të gjithë i japim dorën njëri-tjetrit për ne mbrojtësit është më e lehtë, edhe sulmuesit po na ndihmojnë”.
“Kemi një skuadër shumë të fortë në dispozicion, kemi futbollistë që ndryshojnë lojën nga bankina, pesë zëvendësime janë faktor i rëndësishëm për ne”.
Rrahmani gjithashtu foli për mundësinë që Napoli të fitojë titullin në fund, pasi prijnë në tabelë momentalisht.
“Është herët të flasim për titull, kanë kaluar vetëm 10 ndeshje, duhet ti marrëm ndeshjet një nga një, të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. Tani të gjitha ekipet do të luajnë më ashpër ndaj ndeshes duke ditur mënyrën tonë të lojës”, tha Rrahmani.