Depay shndërrohet në fytyrë tragjike, Barcelona në krizë të thellë

Nuk ka asnjë dyshim tashmë, Barcelona është në krizë.

Të besuarit e Ronald Koeman janë mundur 1-0 në udhëtim nga Rayo Vallecano.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi dikur njëri prej sulmuesve më të mirë, Radamel Falcao.

Ai e dribloi me shumë lehtësi Gerard Piquen, derisa e dërgoi edhe me më shumë klas topin në rrjet për 1-0.

Në pjesën e dytë, Barça e kërkoi shumë golin e barazimit, dhe kishte mundësi ta gjente me anë të Memphis Depay, por sulmuesi holandez dështoi nga pika e bardh.

Më pas, Barcelona luftoi me të gjitha çka kishte për të bërë diçka më shumë, dhe në minutën e 98’, të fundit shtesë, Gavi që hyri në pjesën e dytë – kishte një shans të artë, ishte i vetëm në zonë, por nuk e goditi siç duhet topin për ta lëshuar mundësinë fantastike që këtu Barça të nxjerrë të paktën një barazim.

Pas kësaj humbje, Barcelona renditet në pozitën e nëntë me vetëm 15 pikë, dhe nëse Reali fiton sonte, mund të shkojë në tetë pikë diferenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *