E fundit: Haxhi Krasniqi dyshon se Boesel përdori doping

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi humbi titullin e IBO-së në kategorinë gjysmë të rëndë në këtë muaj me anë të vendimit të gjyqtarëve që i dhanë fitoren Boeselit.

Por, Krasniqi ka dyshime se Doesel ka përdorur doping në këtë ndeshje, këtë e zbuloi menaxheri Dreshaj për Klan Kosova.

“Gjithsej Bosel ka pasur 29 goditje ilegale te Robini, çka është një skandal tepër i madh, kam diskutuar edhe me gjyqtarin që ka qenë në ring, është dashur që me kohë që t’i tërheq vërejtjen, por shihej se nuk dëshironte që ta bënte”.

“Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrolleve të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *