Arsenali ia ka dalë të triumfojë 2-0 përballë Leeds United dhe të sigurojë kalimin për të turin çerekfinal të EFL Cup. Pas një pjese të parë pa gola, “topçinjtë” e Mikel Artetës shënuan dy herë me Chambers e Nketiah në 45-mimutëshin e dytë, duke prerë biletën për më tej.
Siguroi kalimin për në çerekfinale edhe Chelsea, që ia doli vetëm pas goditjeve të penalltive në sfidën ndaj Southampton. Havertz shënoi për londinezët në pjesën e parë, ndërsa miqtë barazuan me anë të Che Adams.
Nga pika e bardhë gaboi Mount për Chelsean dhe Walcott e Smallbone për Southampton, që ishte në këtë transfertë pa sulmuesin Armando Broja, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që shqiptari të mos luajë kundër skuadrës së Tuchel.
Në sfidën tjetër, Sunderland sigurou kualifikimin ndaj QPR-së, në një ndeshje që nuk prodhoi asnjë gol për 90 minuta dhe u zgjidh nga pika e bardhë e penalltisë.