Milani ka rrëmbyer kreun në Serie A, tri pikë më shumë se Napoli, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Milanin.
Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultat minimal në “San Siro”.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar Oliver Giroud, në minutën e 14’.
Milani tani ka shkuar në kuotën e 28 pikëve, tri më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.