Duke folur në mikrofonat e “BoboTV”, drejtpërdrejt në Twitch, Antonio Cassano analizoi tërbimin e Jose Mourinho pas humbjes turpëruese 6-1 ndaj Bodo Glimt:
“Mourinho e ka ekzagjeruar dhe në atë klub nuk t’i fal kush kësi deklaratash. Djemtë nuk mund të bëhen koka turku, nuk mund të presin deklarata të tilla nga Mourinho.
A është Bodo më i fortë? Roma nuk mund të justifikohet me zëvendësuesit, rotacionin etj., sepse në 46 minuta ka aktivizuar Pellegrini dhe Abraham. Jose i hodhi të gjithë djemtë në m*t, kur do t’i të duhen do të jetë i rrezikuar.
Te Chelsea, te Reali dhe tek Interi kishte lojtarë të fortë dhe mund t’i përballonin këto deklarata. Po bën mirë te Roma, por këto deklarata janë shumë të tepruara ndaj këtyre djemve të rinj.
Dhe mbi të gjitha në një klub si Roma ku, nëse mbërrijnë rezultatet, Mourinho është Zoti, nëse nuk mbërrijnë do t’i vihen të gjithë kundër trajnerit.
Do të kisha preferuar një përballje sy më sy, brenda klubit. Nuk mund të bëhet një deklaratë e tillë edhe nëse nuk ke skuadër të mirë. Fjalët që tha pas ndeshjes me Bodo Glimt ishin shumë të rënda për mua.
Ka shkatërruar përfundimisht Kumbullën, Darboe dhe Villar. Mourinho nuk mund t’i llogarisë më këto futbollistë, edhe kur të ketë nevojë për ta”.