Olympique de Marseille dhe Paris Saint-Germain u ndeshen sonte në Stade Orange Velodrome në atë që njihet si ‘Le Classique’, në kuadër të javës së 11-të në Ligue 1.
Klasikja franceze u mbyll pa gola, me rezultat të bardhë 0-0.
Skuadra e PSG-së nga minuta e 57’të luajti me një lojtarë më pak, ishte Hakimi ai që u përjashtua me të kuq.
PSG është lider i kampionatit francez me 28 pikë të arkëtuara nga nëntë fitore dhe vetëm një humbje në dhjetë ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër, Marseille renditet në pozitën 4 me 18 pikë.