Ka përfunduar pa fitues takimi mes Romës dhe Napolit, në kuadër të xhiros së nëntë në Seria A.
Pavarësisht rasteve të shumta nga dy anët, rezultati përfundimtar doli të jetë 0 – 0.
Trajneri Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq, pasi dy herë hyri në fushë.
Në fakt, Napoli gjeti golin përmes Victor Osimhen, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani në këtë takim ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri punë të shkëlqyer duke arritur ta ndal Tammy Abraham se bashku me Kalidou Koulibalyn dhe u vlerësua me notën 7.1
Me këtë barazim, Napoli rimerr kreun me 25 pikë, derisa Roma renditët në pozitën e katërt me 16 sosh.