Batatina “shpërthen” ndaj gjyqtarëve: Nuk na mundi Drita, na mundi Genc Nuza

Tahir Batatina është parë shumë i nervozuar me ndarjen e drejtësisë në sfidën Llapi – Drita që u mbyll me rezultat 1:3 në favor të Dritës.

Katër gola të shënuar, dy penallti, dy karton të kuq dhe një gol i anuluar nga Var-i ka bërë që trajneri i Llapit, Tahir Batatina në plan të parë ta vendos gjyqtarin Genc Nuza.

“Mendoj se nuk ka qenë rezultati real, nuk e di kujt po i pengojnë rezultatet pozitive të Llapit. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin, këtë fitore ia dedikoi Nuzës, i cili ishte ai që vendosi takimin. Referimi nuk ishte korrekt, nuk na mposhti Drita, por gjyqtarët. Nuza e di fare mirë se sot ka gabuar. Ai shikoi VAR-in vetëm kur i konvenonte. Ndoshta tri fitiren radhazi që i bëmë iu futëm frikën në palc dikujt dhe tash vendosin me na dëmtu kështu”, ka thënë Batatin për Artmotion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *