Karim Benzema mund të përballet me 10 muaj burg dhe një gjobë prej 75.000 euro, nëse prokuroria do të vendosë mbi çështjen e kasetave seksuale të Mathieu Valbuena.
Të premten gjyqtari vendosi të shtyjë dënimin deri në nëntor. Saktësisht dënimi për Benzema do të mësohet me 24 nëntor.
Avokatët që përfaqësojnë Benzema kërkuan që ai të shpallej i pafajshëm, ndërsa sulmuan edhe vetë Valbuenën.
“Valbuena është viktimë e akteve të tij, duke qenë se ka qenë vetë ai që ka filmuar kasetën seksuale me të cilën më pas tentuan ta shantazhonin. Ai nuk është filmuar pa e ditur, ai filmon veten në modalitetin selfie. Vajza e re nuk e di se po filmohet, filmimi i dikujt pa e ditur gjatë një akti seksual është penalisht i dënueshëm”, përfunduan përfaqësuesit e Benzema.
Kujtojmë se me 24 nëntor Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol në Champions League në ndeshjen e javës së pestë të grupeve.