Përfaqësuesja e Kosovës së karatesë ka nisur një udhëtim në Limassol te Qipros për të garuar në kategoritë e kadetëve, juniorëve dhe seniorëve në kampionatin mesdhetare, mirëpo kjo është bërë e pamundur nga autoritet e Greqisë, shkruan Sheshi.info
Ekspedita e Kosovës në Kampionat mesdhetar e cila mbahet nga data 22 deri me 24 tetor në Limassol te Qipros ishte nisur me plot 40 garues përfshirë edhe stafin teknik, por që në kufirin Maqedoni e Veriut – Greqi i është ndaluar hyrja nga autoritet greke.
Karateistët kosovarë dhe sekretari i federatsë së karatesë ishin të pajisur me të gjithë dokumentacionin përfshirë edhe vizat të cilat janë marrë nga ambasada e Beogradit dhe nuk janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin drejt Qipros.
Kjo nuk është hera e parë që sportistët kosovarë ndalohen që të marrin pjesë në këso aktivitet sportive nga shtetet që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.