Championsi publikon 11-shen më të mirë të javës, mungojnë Ronaldo e Messi

Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros së tretë në fazën e grupeve.

Në këtë formacion mungojnë yjet, Cristiano Ronaldo që shënoi golin vendimtar në fitore 3-2 të Man Unitedit kundër Atalantës dhe Lionel Messi që kontribuoi me dy gola në fitoren 3-2 të PSG-së kundër Leipzig.

Në 11-shen e Ligës së Kampionëve nuk kishte si të mungonte Salah që dhuroi dy gola në fitoren 2-3 të Liverpoolit në udhëtim te Atletico Madridi.

Jorginho, Sane, Mahrez e Pique ishin gjithashtu pjesë e formacionit të të dalluarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *