Kanë përfunduar të gjitha takimet e mbrëmjes së sotme në xhiron e tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Manchester Unitedi ka fituar ndeshjen spektakolare kundër Atalantës në kuadër të Grupit F.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 3-2 me përmbysje të rezultatit ndaj italianëve që mbyllën fraksionin e parë me rezultat 0-2 me golat e Pasaliq e Demiral.
Rikthimi i Man Unitedit ndodhi në pjesën e dytë. Fillimisht Rashford ngushtoi shifrat në minutën e 53-të, ndërkaq për barazimin doli në skenë Maguire 15 minuta para fundit.
Cristiano Ronaldo ishte “heroi” i Manchester Unitedit kur shënoi për 3-2 në mintuën e 81-të.
Bayern Munichu ka arkëtuar pikët e plotë në Grupin E falë fitores kundër Benficës në udhëtim.
Bavarezët fituan takimin në Portugali me rezultat të thellë 0-4, por golin e parë e arritën tek në minutën e 70-të me Sane.
Everton realizoi autogol për golin e “nokautit”, ndërkaq Leëandoëski trefishoi shifrat në minutën e 82-të.
Pas tre minutave, Sane “vulosi” fitoren e kampionëve të shumëfishtë gjerman.