Kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve në mes Atletico Madridit dhe Liverpooli është mbyllur me fitoren e anglezëve
Liverpooli triumfoi në një ndeshje tejet dramatike me rezultat të ngushtë 2-3 në stadiumin “Wandametropolitano”.
Salah hapi llogarinë në minutën e tetë më një gol të bukur jashtë zonës, për ta dyfishuar më pas Keita me vollej pesë minuta më vonë.
Griezmann riktheu në lojë Atleticon në minutën e 30-të duke e ngushtuar avantazhin e më pas në të 43-tën për t’i barazuar shifrat.
Griezmann në fillim të pjesës së dytë, gjegjësisht në minutën e 53-të u përjashtua me karton të kuq.
Salah doli përsëri në skenë duke rikthyer avantazhin në 2-3 për Liverpoolin në minutën e 76-të nga penalltia.
Kësisoj, gola më nuk pati me Liverpoolin që është lider në Grupin B me nëntë pikë, ndërkaq Atletico është një pozitë më poshtë me katër pikë.