Shpjegimi i Tuchel: Lukaku nuk shënon më? Është i lodhur mendërisht

Chelsea është në krye të klasifikimit të kampionatit anglez, megjithatë Romelu Lukaku nuk shënon prej 6 ndeshjesh dhe kaq ka mjaftuar që ndaj sulmuesit belg të shpërthejnë kritikat.

I fundit që ka folur për këtë çështje, ka qenë vetë trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, që në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Malmoes në Ligën e kampionëve, u ndal edhe te momenti negativ që po kalon sulmuesi kryesor i “bluve” të Londrës.

“Romelu është i lodhur, pasi ka luajtur shumë ndeshje në verë me Belgjikën dhe tani në Ligën e Kombeve. Ai i përjeton shumë ndeshjet me kombëtaren dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, e lodhin jo pak mendërisht. Megjithatë edhe shokët e tij të skuadrës duhet të ambientohen me faktin që e kanë në ekip. Nuk jam i shqetësuar për momentin e tij, pasi shumë shpejt do të vijnë edhe golat. Për momentin kënaqem me atë që bën në fushën e lojës”, deklaroi Tuchel.

Lukaku e nisi aventurën e tij te Chelsea me një gol ndaj Arsenalit, një dopietë ndaj Aston Villës dhe më pas një tjetër gol ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, por vetëm kaq, pasi tashmë prej më shumë se një muaji nuk e dërgon dot topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *