Mauro Icardi është kthyer në Paris nga Milano, por ai do ta humbasë ndeshjen e sotme të PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig për shkak të çështjeve familjare.
Icardi u kthye në Milano gjatë fundjavës për të takuar gruan dhe agjenten e tij, Wanda Naran pasi ajo e akuzoi atë për tradhti ndaj saj, raporton L’Equipe.
Sipas raporteve, Wanda Nara dëshiron të divorcohet nga Icardi pasi zbuloi një lidhje mes sulmuesit dhe aktores argjentinase, Eugenia Suarez.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit humbi dy seancat e fundit stërvitore për arsyen e njëjtë, por që ishte në listën e skuadrës për t’u përballur me Leipzig.
Megjithatë, gazeta franceze raportoi sot se Icardi megjithatë do ta humbasë këtë takim.
Icardi thuhet se “nuk ndihet i aftë të luajë” dhe është “shumë i prekur” nga kriza me Naran.