Tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme: Drita e kalon Gjilanin, Llapi del nga zona e kuqe

Sot janë zhvilluar tri duelet e para në kuadër të xhiros së dhjetë kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Pas tri takimeve të luajtura sot, tabela e Superligës së Kosovës ka pësuar disa ndryshime.

Drita është ngritur në vendin e tretë me 16 pikë, falë fitores 0-2 ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Nga zona e kuqe ka dalë edhe Llapi i Tahir Batatinës që ka “demoluar” Ulpianën me rezultat 0-6. Llapi ndodhet në vendin e shtatë me 12 pikë.

Ndërkohë Prishtina që ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Malishevës 2-1, ndodhet në pozitën e pestë tabelore me 13 pikë gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *