Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
Llapi e ka shkatërruar Ulpianën, atje ku ka triumfuar me rezultat 0 me 6.
Golat u shënuan nga Valmir Veliu x3, Bujar Idrizi, Arbnor Ramdani dhe Gentrit Begolli.
Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina.
“Jam i lumtur me rezultatin.Nëse do të ishim në fushën tonë do të ishim shumë më lart në tabelë, kemi treguar ndeshje të mira gjatë gjithë kohës, u thashë lojtarëve se një ekip që ka një lojë të mirë, rezultatet do t’i vijnë më vonë. Qëllimi im sot ishte të mos pranoja gol. Ne nga ky moment e harrojmë këtë ndeshje dhe mendojmë vetëm për Driten. Njerëzit që nuk më besuan në këtë fillim të kampionati, nuk më besuan as në kampionatin që shkoi, por unë fitova tre trofe. Gjithsej nga 3 trofe sa ka futbolli kosovar, 2 i kam fituar me Llapin”, tha Batatina pas ndeshjes.