Sulmohet fizikisht Agim Ademi i FFK-së, pësoi lëndime trupore

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ( FFK), Agim Ademi, ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik ndaj tij në Parkun e Germisë të martën në mëngjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e konfirmoi lajmin për Gazetën Express.

Policia ka nisur hetim ndaj rastit.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Express.

Ahmeti nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth sulmit dhe se kush mund të jetë i dyshuari apo të dyshuarit.

Ademi ndodhej në Parkun e Germisë kur u sulmua, në ditëlindjen e tij të 60-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *