Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka bërë një reagim epik pas golit të Mohamed Salah në fitoren ndaj Watford pasditen e sotme (e shtunë).
Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te klubi londinez në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e Jurgen Klopp u shënuan nga Sane Mane (9’), Roberto Firmino (37’, 52’, 90+) dhe Mohamed Salah (54’).
Megjithatë, goli i shënuar nga ylli egjiptian, Salah, është goli që ka vjedhur gjithë vëmendjen e ndeshjes dhe golave tjerë.
Salah shënoi një supergol në minutën e 54-të për të çuar epërsinë në 0-4 pasi driblojë tre lojtarë kundërshtarë brenda zonës së penalltisë, para se të gjente rrjetën me një goditje të bukur me të majtën.
Ky gol përveçse ka hedhur kandidaturën për njërin nga golat më të bukur të sezonit, ka ngjallur edhe debatin nëse Salah është lojtari më i mirë në botë aktualisht.
Goli mahnitës i egjiptianit ka befasuar edhe trajnerin e tij gjerman, Jurgen Klopp, i cili pas golit të Salah bëri një reagim interesant duke dashur të tregojë që sulmuesi i tij arrin të bëjë gjëra të mëdha.
Everyone watching Mo Salah this season: pic.twitter.com/KYJem24Koo
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 16, 2021