Liverpooli do t’i kthehet Premierligës nesër me ndeshjen e radhës ndaj watford. Kjo përballje nuk pritet të jetë e lehtë për Reds pasi Klopp ka konfirmuar tri mungesa të rëndësishme.
Trajneri gjerman ka njoftuar se nuk do të mund të llogaris në Alisson e Fabinho.
“Dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e Liverpoolit kundër watford të shtunën, ndërsa do të fluturojnë drejt nga Brazili në Madrid për ndeshjen e së martës në UCL me Atleticon” ka thënë Klopp.
Menaxheri i Liverpooli ka njoftuar se për ndeshjen ndaj Watford nuk do të mund të llogaris as në shërbimet e Curtis Jones që është lënduar me Anglinë U21.