Mesfushori i Bournemouthit dhe Uellsit, David Brooks ka zbuluar se është diagnostifikuar me Hodkin Lymphoman e fazës dy.
24-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Bournemouthit nga viti 2018 kur u transferua nga Sheffieldi, u tërhoq nga grumbullimi me Kombëtaren së fundmi, pasi iu konfirmua sëmundja.
Wales midfielder David Brooks reveals that he has been diagnosed with cancer
“Hodgkin Lumphoma” është kancer që zhvillohet në sistemin limfatik, pjesë e sistemit imunitar të trupit, dhe më së shumti ngacmon të rinjtë në të 20-tat e hershme, ose personat shumë më të moshuar – mbi moshën 70-vjeçare.
Brooks u shpreh: ”Ky është mesazh i vështirë për mua ta shkruaj.
”Jam diagnostifikuar me fazën II Hodkin Lymphoma dhe do të fillojë tretmanin javën e ardhshme.
”Edhe pse kjo ka ardhur si një tronditje për veten dhe familjen time, prognoza është pozitive dhe jam i bindur se do të shërohem plotësisht dhe do të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur.
“Unë do të doja të shpreh vlerësimin tim për mjekët, infermierët, konsulentët dhe stafin që më trajtojnë për profesionalizmin, ngrohtësinë dhe mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj periudhe.
“Dua të falënderoj të gjithë në Shoqatën e Futbollit të Uellsit sepse pa vëmendjen e shpejtë të ekipit të tyre mjekësor ne mund të mos e kemi zbuluar sëmundjen.
“Unë gjithashtu do të doja të falënderoj AFC Bournemouth për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e tyre javën e kaluar.
“Edhe pse e vlerësoj që do të ketë vëmendje dhe interes nga media, do të doja të kërkoj që privatësia ime të respektohet në muajt e ardhshëm dhe unë do të ndaj përditësimet mbi përparimin tim kur të jem në gjendje ta bëj këtë.
“Ndërkohë, faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes – do të thotë kaq shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në muajt në vazhdim.
“Mezi pres t’ju shoh përsëri të gjithëve dhe të luaj sportin që e dua shumë shpejt.”