Trajneri tashmë i larguar nga stoli i Kosovës, Bernard Challendes, kishte fituar rreth një milionë euro në kontratën e tij.
Zvicerani pati fillimisht kontratë dy-vjeçare me FFK-në, e cila u shtye edhe për dy vjet të tjera, që i bie se për 4 vite ai ka fituar rreth një milionë euro në krye të kombëtares së Kosovës.
Challendes e konfirmoi largimin nga Kosova sot në një konferencë për shtyp me kryetarin e Federatës, Agim Ademi.