Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të marrë as sonte fitore ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, shkruan Insporti.
Pas ndeshjes ka folur kapiteni, Amir Rrahmani, i cili tha se nuk kishin arritur të japin maksimumin.
“Për shkak që jemi fut për fitore, isha me nerva, nuk e kemi dhënë maksimunin, normal që është nervoz, mundohesh mos me shpreh, por brenda të dhemb” -tha Rrahmani.
“Duhet me u mundu me mar rezultat pozitive në ndeshjen e fundit në Greqi, nuk ka më arsye për rezultate negative” – përfundoi Rrahmani.
Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.
Ndryshe, ky ishte takimi i parafundit i Kosovës në kuadër të fazës së grupeve dhe këtë cikël e përmbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në nëntor.