Federata Botërore e Xhudos për Majlinda Kelmendin: E pushtoi botën në heshtje, nuk kërkoi kurrë vëmendje
Federata Botërore e Xhudos i ka kushtuar një artikull te veçantë kampiones botërore të xhudos Majlinda Kelmendi duke përshkruar në detaje karrierës së saj.
Shkrimi nis me përshkrimin e hapave të parë të xhudistët nga Peja si dhe punën e madhe të saj së bashku me trajnerin Driton Kuka.
“Një adoleshente e re në Pejë tashmë ishte duke punuar shumë me trajnerin e saj të xhudos, z. Driton Kuka. Ajo kishte fituar një turne kadetësh në Zagreb një vit më parë dhe, me sa duket, ishte tregues i një karriere fenomenale dhe një vendi të pakrahasueshëm në historinë e vendit të saj të ri.”, thuhet në këtë shkrim.
Më pastaj, përmenden titujt e Majlindës njëri pas tjetrit që nga mosha e saj e re e deri kur e pushtoi botën në Rio 2016.
“Kampionia e të rinjve në botë në vitin 2009, në moshën 18 -vjeçare, Majlinda Kelmendi më pas fitoi medaljen e artë në çmimin e saj të parë të madh në Tunizi në vitin 2010, ende adoleshente dhe që atëherë u ndërtua si profil, duke pretenduar titull pas titulli, duke dominuar kategorinë -52kg të botës xhudo si askush më parë. Majlinda ka qenë dy herë kampione e botës dhe në Rio De Janeiro në 2016 ajo ka fituar titullin olimpik dhe kjo ishte e para për Kosovën; jo vetëm për xhudon kosovare, por për të gjitha sportet. Kosova kishte medalisten e saj të parë olimpike ndonjëherë, kampionen e saj të parë olimpike.”
“Kelmendi ishte gjithashtu 4 herë kampion i Evropës. Ajo pushtoi kontinentin dhe botën dhe gjithashtu mishëroi frymën e plotë të lëvizjes Olimpike dhe këtë e bëri në heshtje; përgjithmonë vetëm duke punuar shumë për të qenë atletja më e mirë që mund të ishte, duke mos kërkuar kurrë që të jetë në qendër të vëmendjes por thjesht duke punuar”, vazhdon artikulli.
Kujtojmë që Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës së saj menjëherë pas Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe tani e ka filluar punën si trajnerë e këtij sportit së bashku me Driton Kukën për t’i dhënë një tjetër shtytje xhudisteve të reja drejt sukseseve të mëdha të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.