Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll e drejtuar nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022.
Në ndeshjen e zhvilluar në Norvegji, ‘Dardanët’ kanë humbur me rezultat prej 0:3 ndaj Uellsit, takim ky që i takon Grupi 10, e rëndësishme për kualifikime në Evropianin 2022.
Përfaqësuesja e Uellsit pjesën e parë e mbylli me epërsi të dyfishtë, ku së pari kaloj në epërsi në minutën e 16-të me Hughes nga penalltia dhe me pas në minutën 45+3 me golin e shënuar nga Harris.
Të besuarit e Ramiz Krasniqit edhe në pjesën e dytë pësuan gol, derisa ky erdhi në minutën e 57-të nga i Hughes lojtar i cili shënoj edhe në pjesën e parë.
Kosova me këtë humbje është radhitur e fundit me 0 pikë, duke mos grumbulluar asnjë pikë, derisa ka pësuar shtatë gola dhe nuk ka shënuar asnjë.