Ka përfunduar pjesa e parë në takimin final të Ligës së Kombeve ndërmjet Spanjës dhe Francës.
45 minutat e parë të takimit u mbyllën baras pa gola në stadiumin “San Siro” në Milano të Italisë.
Spanjollët kishin kontrollin e lojës, duke dominuar në posedim të topit (65%-35%).
“Furia e Kuqe” kishte një goditje në portë në këtë fraksion, përkundër “Gjelave” që nuk rrezikuan asnjëherë portën e Simon.
Ndryshe, Spanja në finale kaloi pas fitores 1-2 ndaj Italisë në këtë stadium, ndërkaq Franca vjen pas fitores 3-2 ndaj Belgjikës.