Mediat serbe kanë shkruar për Shaqirin pasi atij iu vendos xhaketa me emblemen e UÇK-së, duke e quajtur provokator që nga 22 qershori i vitit 2018, kur bëri shqiponjën dykrenore në midis Rusisë përkatësisht në Kaliningrad në Kampionatin Botëror.
Ky incident ndodhi pas fitores së Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut (2:0) në kualifikimet për Kupën e Botës.
Emblema e UÇK-së që u pa të Shaqiri është kryetemë në mediat e Beogradit, emblemë.
“Skandal i parashikuar! Xherdan jep intervistë me xhaketën famëkeqe të UÇK -së! Sa kohë do ta tolerojë UEFA këtë”, shkroi “Kurir”.
“Skandal pas ndeshjes me Irlandën e Veriut”, mediat zvicerane raportuan se përfaqësuesi i vendit të tyre, Xherdan Shaqiri, kishte veshur një të ashtuquajtur xhaketë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” -shkroi “Novosti”.