Challandes: Penalltia për mua ishte “hajgare”, gjithsesi Suedia e meritoi fitoren

Kosova është mposhtur bindshëm në sfidën përballë Suedisë me rezultat 3:0, ndeshje kjo që u zhvillua në “Friends Arena” në Stokholm.

Suedia e ka dominuar ndeshjen dhe me plot meritë fitoi për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, derisa Kosovës i mbetet të përmirësohet shumë, sidomos në fazën e sulmit aty ku assesi nuk po arrin të gjejë golin, pavarësisht se krijon shumë raste.

“Unë mendoj që ke te drejtë, nuk është ndeshja e njëjtë si në Prishtinë. Nuk jam i lumtur me penalltinë, për mua është ‘hajgare’. Mund të jetë edhe faull në Hadërgjonaj para se të ishte penallti”, ka thënë Challandes.

“Por, Suedia e ka merituar fitoren. Për ne asgjë sonte nuk ishte. Pastaj pranuam një gol shume të mirë, e uroj Isakun për atë gol. Suedia ka shumë lojtarë në sulm të mire si Forsberg, Isak dhe Kulusevski”, tregoi ai.

“Ishte shumë e vështirë, nese do të shënonim në filim të pjesës së dytë, ndoshta do të ishte ndeshje tjetër. Këtë herë do të duhej të ishim me fat por nuk ndodhi. është ekip tjetër, është e qarte. Spanja luan tjetër futboll, ndërsa Suedia tjetër. Kulusevski është shumë i fortë fizikisht, ndërsa Spanja nuk ka. Nuk ishte aq mirë si me Spanjën, por agresiveteti dhe presioni i Suedisë ishte më ndryshe”, shtoi trajneri zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *