Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në udhëtim.
Në Stokholm, qytetin ku do të luhet ndeshja po shihet një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Kosovës.
“Me ekspeditën ka udhëtu edhe kryetari i tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, i cili tha për Express se në stadium sonte do të jenë rreth 7 mijë tifozë shqiptare në përkrahje të Kosovës.
“Ne besojmë në shqiptarët këtu. Sonte në stadium pritet të jenë rreth 7 mijë tifozë në përkrahje të Kosovës. Besojmë në fitore, por të shohim se si po rrjedh ndeshja”, u shpreh Lulzim Berisha.
Kujtojmë se ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.
Sonte pritet që gjithsej në stadium të jenë 45 mijë tifozë.