Manchester United mbështet plotësisht Ole Gunnar Solskjaer dhe nuk ka ndërmend ta shkarkojë atë.
Sipas Sun Sport, trajneri norvegjez e ka mbështetjën e madhe të drejtuesve të klubit dhe se ai do të vazhdojë të jetë në pozitën e tij.
Solskjaer ishte në qendër të kritikave ditëve të fundit, për shkak të rezultateve të dobëta që ka arritur me skuadrën e tij.
Vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit si dhe situata e fundit e krijuar me Cristiano Ronaldon e kanë rritur presionin mbi të, megjithatë tashmë duket se kjo mbetet një çështje e mbyllur për momentin dhe se Solskjaer do të mbetet trajner i Manchester United, të paktën derisa të kuptohet rezultati edhe i disa ndeshjeve tjera.