Ish-ylli i Milanit, Gigio Donnarumma kthehet në San Siro për herë të parë që kur iu bashkua Paris Saint-Germainit në një transferim falas.
Donnarumma vendosi të largohej nga Milani merkaton e verës, duke zgjedhur PSG-në si klub të radhës, shkruajnë mediat italiane.
Reprezentuesi italian ndihmoi Italinë të fitonte Kampionatin Evropian para se të bashkohej me PSG-në në kryeqytetin francez, ku ai kishte probleme me minutazhën e lojës në fillim të sezonit.
Meqenëse Keylor Navas ka qenë zgjedhja e preferuar në Paris, Donnarumma u zëvendësua nga Mike Maignan në “San Siro”.
Por në vitin 2017, Donnarumma u shënjestrua nga disa tifozë të zemëruar të Milanit, kur agjenti i tij Mino Raiola pranoi hapur se donte që portieri të largohej nga klubi.
I pyetur nëse pret një atmosferë armiqësore në fushën e tij të vjetër, duke pasur parasysh marrëdhënien e tensionuar me ish-klubin e tij, Donnarumma ka thënë: “Gjithmonë kam dhënë maksimumin për Milanin deri në momentin e fundit”.
“Do të më vinte keq, sepse kjo është ndeshje shumë e rëndësishme, një gjysmëfinale e Ligës së Kombeve, prandaj shpresoj që tifozë të na ndihmojnë”.
Italia do të përballet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me Spanjën të mërkurën nga ora 20:45.