Lyoni merr një pikë në derbin lokal kundër St.Etienne, Shaqiri luan 75 minuta

Derbi i madh lokal në mes St.Etienne dhe Lyonit nuk ka sjellë fitues pasi ekipet luajtën baras 1-1.

Lyoni e nisi i pari serinë e golave tek në minutën e 42-të me anë të Aouar që shënoi gol mjeshtëror.

Xherdan Shaqiri që nisi nga minuta e parë shënoi gol të bukur dy minuta më vonë, por sistemi VAR e anuloi me pretendim për pozicion jashtë lojës.

Punët u përkeqësuan në minutën e 74-të kur portieri i Lyonit, Lopes u ndëshkua me karton të kuq.

E ishte pikërisht Shaqiri që u zëvendësua për t’i lënë vend portierit të dytë, Pollersbeck.

Goli i barazimit erdhi në minutën e pestë shtesë kur realizoi Khazri.

Lyoni është i dhjeti me 13 pikë, St.Etienne renditet në pozitën e fundit me katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *