Jurgen Klopp e ka cilësuar golin e mrekullueshëm të Mohamed Salah kundër Manchester Cityt të dielën si të klasit të pastër botëror.
Sulmuesi dribloi mbrojtjen e Cityt para se të godiste dhe ta mposhte Edersonin për t’i dhënë Liverpoolin avantazhin në “Anfield Road”
Sidoqoftë, Kevin De Bruyne ishte ai që shënoi golin e barazimit dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani!
Mo Salah with the goal of the season.
WOW
— CF Comps (@CF_Comps) October 3, 2021
“Nuk është goli i parë Mo Salah që e ka shënuar kështu,” tha Klopp në “BBC Radio 5Live”.
“Unë mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ishin gola të ngjashëm, por është i klasit të pastër botëror, çfarë lojtari. Ai asistoi në golin e parë gjithashtu për Sadio Mane dhe ishte gjithashtu një gol i mrekullueshëm.”, shtoi në fund trajneri gjerman.