Komisioni hetimor që ishte ngritur për të hetuar duelet e boksit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, i kryesuar nga Richard McLaren (pat hetuar edhe skandalin doping në Rusi), ka arritur në përfundimin se ekzistonte një sistem korruptiv, që alternonte rezultatet e dueleve.
Gjatë asaj Olimpiade, 6 gjyqtarë u përjashtuan direkt dhe më pas u ndalën edhe 4 të tjerë.
Ndërkohë që, të paktën 11 sfida të atij turneu u përfolën si të trukuara. “Ai sistem në boks ishte një problem më së shumti i personave që ishin në të, të cilët për shumë kohë vepronin përtej rregullave të këtij sporti”, thuhet në raportin e komisionit hetimor.
Asokohe, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërcënoi për përjashtimin e boksit dhe më pas mori vetë në menaxhim Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).
Në Olimpiadën e këtij viti (Tokio 2020) rezultatet ishin më të mira, pasi pati vetëm dy raste të diskutueshme.