Ronald Koeman luan shansin e fundit në stolin e Barcelonës.
Trajneri holandez, nëse “blaugranat” nuk bindin në transfertën e vështirë të “Wanda Metrolpolitanos”, kundër Atleticos së Madridit, sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet nga detyra.
Atletico-Barça, e cila nis në orën 21:00, është një nga përballjet kryesore të kësaj të shtune. Pas zhgënjimit në Champions, ku katalanët morën humbjen e dytë radhazi, me të njëjtin rezultat 3-0 (i mposhti Benfica), shkarkimi i Koemanit u shty përkohësisht, pasi trajneri që do të emërohet nuk do të mund të bënte magji për sfidën me Atleticon.
Koeman ka deklaruar se ka mbështetjen e lojtarëve, por nëse Barça nuk fiton ndaj “Los Colchoneros”, shkarkimi do të jetë i sigurt.