Skuadra e Athletic Bilbaos dhe Deportivo Alaves kanë hapur xhiron e 8-të të La Ligas sonte mbrëma në të cilin takim janë duke luajtur pa gola momentalisht.
Tek ekipi i Bilbaos, më saktësisht tek njëri nga lojtarët e ekipit bask, ka tani diçka që duhet kushtuar vëmendje.
Sulmuesi i Bilbaos, Inaki Williams tani ka luajtur në 203 ndeshje radhazi në La Liga për ekipin bask, duke vendosur rekord historik në kompeticion.
Rekordi i deritashëm për më së shumti paraqitje radhazi në histori të La Ligas mbahej nga Andoni Larrañaga i Real Sociedad me 202 ndeshje, mes viteve 1987-1992.
Williams nuk ka munguar që nga prilli 2016, duke qenë konsistent në lojë mbi pesë vite radhazi.