“Koeman është trajneri më i keq që kam parë ndonjëherë”

Holandezi duket se do të largohet nga Barcelona.

Ronald Koeman i ka ditët e numëruara te gjiganti spanjoll pasi pritet të shkarkohet së shpejti.

Forma e dobët në ndeshjet e fundit ka shtyerë drejtuesit e Barcelonës që të kërkojnë një trajner të ri.

Taktikat e Koeman nuk kanë funksionuar aspak te ‘Blaugranët’, madje ai është kritikuar edhe nga një ish-futbollistë që ka punuar me të disa vite më parë, Santiago Canizares.

“Në nivel taktik, Koeman nuk ka qenë në gjendje t’u japë lojtarëve mjetet e duhura”.

“Ai gjithashtu nuk ka bërë mirë në stërvitje dhe përgatitje fizike. Nga dhjetë vitet që kam luajtur te Valencia, ai ka qenë trajneri më i keq. Koeman nuk dinte si ta menaxhonte dhomën e zhveshjes, as të merrte vendimet e duhura”.

“Ai ndau Albeldën, Angulon dhe mua nga ekipi, kur ishim 25 lojtarë, në dhjetor. Pra, mbeti me 22 lojtarë. Nuk kishte asnjë përfitim nga ai vendim. Ai kurrë nuk më dukej si trajner i mirë. Në karrierën time kam punuar edhe me trajnerë të tjerë që nuk më llogarisnin për formacionin, por ishin të mirë, siç mund të përmend Fabio Capello”, tha Santiago Canizares (ish portier i-Valencias).

Sipas mediave spanjolle, Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes me Atletico Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *