Mbyllen të gjitha ndeshjet në Europa League dhe Conference League

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet të xhiros së dytë në Europa League dhe UEFA Europa Conference League.

Befasia e mbrëmjes ishte Napoli, që humbi 2-3 midis Olimpicos nga Spartak Moska në Europa League.

Ndërsa Roma dhe Tottenhami, favoritët e Conference League, triumfuan në xhiron e dytë të fazës së grupeve, duke i mundur FK Zorya Luhanskin, respektivisht Muran.

Ishte nata e shqiptarëve, pasi lojtarë si Kumbulla, Hysaj, Muriqi, Kastrati, Januzaj, Uzuni, Zhegrova etj zbritën në fushë në Europa League dhe Conference League për ekipet e tyre.

Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë për Lazion, Hysaj ishte titullar, në anën tjetër Uzuni ishte titullar për Ferencvárosi ku shënoi gol.

Lirim Kastrati u inkuadrua në pjesën e dytë për Legian, derisa Adnan Januzaj ishte titullar në barazimin e Real Sociedad.

Edon Zhagrova është rikthyer dhe luajti disa minuta në fitoren e Basel në Conference League.

Edhe Marash Kumbulla i Kombëtares shqiptare luajti nga fillimi për Romën e Jose Mourinhos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *