Mediat italiane: Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Kosovës, do ta refuzojë ftesën e Suedisë

Zlatan Ibrahimovic pritet të tërhiqet nga skuadra e Suedisë sepse sulmuesi i Milanit është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi.

Ishte e habitshme kur veterani u përfshi në listën e lojtarëve për kualifikimet e Kupës së Botës për ndeshjet me Kosovën më 9 tetor dhe Greqinë më 12 tetor.

Ai u detyrua të humbasë EURO 2020 pas operacionit në gju dhe ka bërë vetëm një paraqitje të shkurtër si zëvendësues për Milanin këtë sezon.

Kjo bëri që tendina e Akilit të lëndohej sërish dhe ende nuk është e qartë se kur do të kthehet.

Ibrahimovic gjithashtu do të mbush 40 vjeç më 4 tetor dhe MilanNews.it shkruan se ai i ka thënë Federatës Suedeze se nuk do të jetë në dispozicion për këto ndeshje.

Zlatan nuk është plotësisht i aftë dhe dëshiron të përqendrohet në rikthimin në formë para se të fillojë detyrën me ekipin kombëtar, pasi ai ka frikë se do të përsëritet më tej nëse nuk merr një rrugë më të qetë për tu kthyer në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *