Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluara në Prishtinë dhe Klinë.
Skuadra e Prishtinës është befasuar në “Fadil Vokrri” nga Ulpiana, duke mos mundur të marrë më shumë sesa një pikë. 1:1 ishte rezultati përfundimtar.
Takimi tjetër ishte ai ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës i cili u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 2:1. Për Dukagjinin kjo është fitorja e parë në kampionat, derisa për Dritën humbja e dytë radhazi.
Tabela pas javës së shtatë duket si më poshtë.