Shkarkimi i mundshëm i Koeman? Busquets vjen me një deklaratë interesante pas humbjes

Skuadra e Barcelonës ka pësuar edhe humbjen e dytë nga dy ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Barça u turpëruar nga Benfica duke humbur me rezultatin 3-0.

Pas ndeshjes, Sergio Busquets u pyet në lidhje me të ardhmen e trajnerit, Ronald Koeman.

Busquets tha se të gjithë janë përgjegjës për këtë situatë kritike.

“Është e lehtë të shkarkosh trajnerin… e vërteta është se ne të gjithë jemi përgjegjës për këtë situatë. Dhe është situatë kritike, të jem i sinqertë”, tha shkurtimisht Busquets pas humbjes turpëruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *