Benfica e bën për “pesë pare” Barcelonën, Ronaldo e shpëton Unitedin nga barazimi në “frymë të fundit”

Benfica e ka shkaktuar befasinë më të madhe të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën.

Portugezët fituan 3-0 takimin në Lisbon, në një ndeshje ku seria e golave nisi nga minuta e tretë.

Nunez ishte autor i golit të parë vetëm pas tre minutave, duke depërtuar lehtësisht në zonën “katalunase”.

Silva ndëshkoi për 2-0 “blaugranan” kur po rrjedhte minuta e 69-të, ndërsa goditjen finale Barcelonës ia dha Nunez 11 minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Barcelona është pa pikë pas dy ndeshjeve në Grupin E, derisa Benfica grumbullon katër pikë në vendin e dytë.

Manchester Unitedi në takimin tjetër ka shënuar fitore shumë të vështirë kundër Benficas.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2-1 në “Old Trafford” me golin e fitores të arritur në minutën e fundit të shtesës.

Alcacer hapi llogarinë tetë minuta pasi nisi fraksioni i dytë, me Telles që barazoi me super gol pas një ore lojë.

Golin e fitores e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 95-të të takimit.

Man Unitedi ka tri pikë në vendin e tretë, Villarreali bie në të fundit me një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *