SC Gjilani dhe KF Llapi kanë luajtur mes vete në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës.
Ky takim përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.
Pas takimit, trajneri i Llapit – Tahir Batatina, komentoi takimin duke thënë se Llapi e mposhti Gjilanin në fushë, por jo edhe gjyqtarin kryesor të takimit.
“Mendoj që Gjilani se fitoi lojën, por Mentor Ajeti me ekipën e vet. E pamë nga fillimi që është kundër Llapi dhe dëshiron me çdo kusht ta mposht Llapin. Bëri çdo gjë për të ardhë te zona dhe ta akordojë penallin”.
“E pamë se cila ekip dominoi në fushë, por ne nuk mundemi të luftojmë ndaj 6 gjyqtarëve. Mentori nuk duhet më të komentojë ndonjë tjetër takim të Llapit, ose përndryshe do të marrim ndonjë tjetër masë”.
“Janë bërë shumë ndeshje dhe VAR-i siç duket dëshiron ta bën Gjilanin kampion. Kush e ka pa sot futbollin, e ka vërejtur që çdo vendim ka qenë kundër Llapit”.
“Nuk është me rëndësi a fiton Gjilani a Llapi, por niveli i Kosovës që i qesin fëmijët që nuk i kanë as 2 lojë në Superligë dalin të referojnë një derbi sikurse ky. Ekspertët gjyqtarë po vendosën në VAR-i dhe ky në fushë, nuk pranohet”.
“Nuk është e mirë me na dëmtu në këtë formë. Dëshirojmë që të na gjykojnë ndeshjen gjyqtarë me stema të UEFA-s, që edhe nëse gabojnë e dimë që nuk ishte me qëllim”.