Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros së fundit.
“Ylli i javës” i xhiros së 6-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Gerhard Progni i Gjilanit.
Progni, përpos supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC.Drita (2:0).
Kjo ishte fitorja e dytë e Gjilanit në këtë edicion të Superligës së Kosovës 2021/22.