Duket se e ardhmja e Erling Haaland do të jetë jashtë Bundesligës.
Sulmuesi norvegjez është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
Drejtori sportiv i Dortmund, Watzke, pranon se ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e sulmuesit të talentuar norvegjez, por ai thotë se Haaland duket i joshur nga një kalim i mundshëm të “Los Blancos”.
“Erling është person i vetëm. Ai do luajë në një nga klubet më të mëdha në botë, edhe pse tani është duke luajtur në një ndër klubet më të mira në botë”, tha fillimisht ai.
“Sigurisht, e di që Haaland është i joshur nga Real Madrid”, potencoi ai.