Napoli nuk njeh rezultatat tjetër përveç fitores këtë sezon në Serie A. “Viktima” në javën e gjashtë ishte Cagliari, i i cili u mposht me rezultatin 2-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Victor Osimhen kaloi Napolin në epërsi pas një asistimi të bukur të Zielinskit (11′).
Ndërsa, ishte Lorenzo Insigne shënoi golin e dytë, që doli të jetë i fitores nga penalltia.
Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë, ku mesa duket ka fituar pozitën e titullarit para Manolas.
Me këtë fitore, Napoli rimerr kreun me 18 pikë, derisa Cagliari renditët në pozitën e parafundit me dy pike.