Florian Marku e ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes së nesërme me Maxim Prodan.
Para këtij meçi, janë kryer matjet zyrtare nga dy boksierët.
Por, boksieri shqiptar nuk e ka pasur peshën e lejuar për këtë përballje.
Tani, Markut i janë dhënë dy orë shtesë që ta bëjë një matje tjetër.
Në rast se dështon sërish, Marku mund të mos paraqitet në përballjen e nesërme.