Roma ka rrëmbyer pikët e plota në Olimpico duke e mundur 1-0 Udinesen.
Roma është rikthyer të fitorja në Serie A. Pas humbjes 3-2 nga Verona, Roma arriti ta mundë në Olimpico me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Udineses.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar blerja e re nga Chelsea, sulmuesi Tammy Abraham.
Ai shënoi në minutën e 36’ për 1-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në pozitën e katër ne renditjen e Serie A.