Tare “i merr” të gjithë shqiptarët, pozon me rivalët e Torinos para ndeshjes

Torino-Lazio luhet prej orës 18:30 dhe si zakonisht do të transmetohet në Overport, që ka të drejtën e transmetimit për Shqipërinë e Kosovën.

Në prag të këtij dueli, Igli Tare që është drejtor sportiv i Lazios, ka pasur mundësinë të takohet me dy futbollistët shqiptarë të Torinos, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda.

Të tre së bashku kanë pozuar për fotografin Nderim Kaçeli, ndërkohë që vihet re mungesa e Strakoshës dhe Hysajt.

Nga të gjithë këta, vetëm mbrojtësi shkodran është titullar në këtë ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Serie A.

Më pas dy lojtarët shqiptarë të Torinos kanë pozuar edhe me sulmuesin e Lazios dhe Kosovës, Vedat Muriqin. Në fushë më pas nuk ka miqësi… / oversport.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *